Dhoma e Tregtisë: Paketa fiskale 2023 e pamjaftueshme, ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale

Dhoma e Tregtisë: Paketa fiskale 2023 e pamjaftueshme, ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale

Është zhvilluar këtë të mërkurë tryeza e Dhomës së Tregtisë për paketën fiskale 2023. Gjatë fjalës së tij, Nikolin Jaka tha se paketa e re fiskale është e pamjaftueshme dhe se është e fokusuar në penalitete e gjoba. Më tej shtoi se ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale.

Kriza  e çmimeve e ka vënë sipërmarrjen përballë sfidave të mëdha. Industritë prodhuese po përballem me kosto që shkojnë mbi 50 %. Dhoma e Tregtisë duke u njohur me paketën e re fiskale shprehet se ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale. Paketa fiskale jo vetëm që nuk është e mjaftueshme është e fokusuar në shumëfishimin e penaliteteve e gjobave. Në asnjë shtet nuk aplikohen gjoba që janë 10 fish në dëm. Nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar duke u përqendruar tek industritë prodhuese dhe biznesi në tërësi. Të ketë ulje të ngarkesës fiskale dhe hartimi i ligjit për amnistinë fiskale”, tha Nikolin Jaka.

Ai tha se pret nga qeveria që të ngrejë një grup pune për të diskutuar lidhur me këto propozime.

Dhoma e tregtisë presin nga qeveria shqiptare ngritjen e një grupi pune me ekspert me institucioneve dhe sipërmarrësve. Të ulemi t’i diskutojnë, ato që janë të logjikshme të përfshihen në paketën fiskale të 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy