Panariti: Bujqësia në situatë dramatike prej mungesës së subvencioneve, nuk kemi rezerva ushqimore

Panariti: Bujqësia në situatë dramatike prej mungesës së subvencioneve, nuk kemi rezerva ushqimore

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ngre shqetësimin për financimin shumë të ulët nga buxheti i shtetit për sektorin e bujqësisë dhe thotë se më dramatike e bën situatën ndërprerja e fondeve nga IPARD. 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se është i pesti vit radhazi që kemi rënie të produktit bujqësor, prej mungesës së subvencioneve. 

Sipas tij, blegtoria është simptoma e parë dhe më e prekshme e degradimit të bujqësisë dhe se kemi përgjysmim të numrit të krerëve në 5-6 vitet e fundit.

Panariti ngriti alarmin se sot nuk kemi as rezerva ushqimore, në një kohë që çdo qeveri e përgjegjshme duhet të ketë, pasi tha se garantimi i ushqimit, është garantimi i pavarësisë së vendit. 

Ai shtoi se rritja e kërkesës për prodhime bujqësore dhe blegtorale, nuk shkon në favor të bujqësisë sonë, por në favor të importit.

Kemi në 4-5 vite që kemi rënien në 4% të PBB, një rënie e paparë më parë. Financimi është shumë i ulët nga buxheti i shtetit dhe më dramatike e bën situatën, ndërprerja e fondeve financuese nga IPARD. Ato para janë për fermerët dhe bujqit. Paratë e vjedhura në bujqësi janë ende nën hetim nga OLAF dhe SPAK. 

Absurd është fakti në vitin 2017 kanalet ujitëse i kaluan për administrim bashkive dhe që qeveria shkëputi rezervuarët nga sistemi ujitës. Nëse bujqësia shqiptare do të ketë këtë nivel financimi shumë më poshtë se Kosova dhe Maqedonia, situata do jetë më e rëndë. Blegtoria është simptoma e parë dhe më e prekshme e degradimit të bujqësisë. 

Ne kemi përgjysmim të numrit të krerëve në 5-6 vitet e fundit dhe fabrikat e përpunimit gjithë ato investime që i bën në mënyrë që ai qumësht i fermave tona të mos shitej me bidona në rrugë, por të shitej në treg me vlerë të shtuar, nuk po ndodh se fabrikat nuk kanë leverdi ta blejnë te fermeri shqiptar, se iu del me kosto të lartë. Importojnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. 

Bujqësia ka vetëm një kah, degradimin, nëse nuk ndërhyhet. Serbia merr aktualisht 280 milionë euro nga IPARD, ne zero. Marrëveshjen e tregtisë së lirë mund të bësh marrëveshje që në momentin që ke pikun e prodhimit të një produkti, të mos importosh në mënyrë që mos të hedhësh në erë produktin vendas. 

Në pikun e sezonit ty të vjen shalqi nga Kreta, rrush nga Moldavia. Shqipëria nuk diti të mbajë avantazhet e marrëveshjes së tregtisë së lirë. Sot nuk kemi as rezerva ushqimore, në një kohë që çdo qeveri e përgjegjshme duhet të ketë. 

Ndërkohë që garantimi i ushqimit, është garantimi i pavarësisë së vendit. Sot nuk të pushtojnë me raketa dhe municione, por me qumësht dhe me djathë. 

Nuk duhet ta lëshosh prodhimin bujqësor në nivele të tilla, sa ta shtypësh mizorisht nga importi dhe përballë faktorëve më madhorë të gjendesh i papërgatitur. Është e papranueshme që prodhimi vendas të behet inekzistent. 

Rritja e kërkesës për prodhime bujqësore dhe blegtorale, nuk shkon në favor të bujqësisë sonë, por në favor të importit. Gjithçka pasi mungojnë politikat incentivuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy