Kanë qenë të shumta bizneset që kanë përfituar nga situata e krijuar nga koronavirusi për të rritur çmimin e produkteve ushqimore.
Në një intervistë për TvT, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili, thotë se gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe shkelje të tjera, deri te tregtimi i produkteve të skaduara.



