Kryeministri Edi Rama, është takuar sot me përfaqësues të dhomave të biznesit, për të folur mbi rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës dhe forcimin e dialogut për të rritur reciprokisht kontributin në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit
Teksa u fol për problemet për klimën e biznesit, Rama megjithatë kundërshtoi raportet e dhomave të tregtisë që sipas tij bëjnë anketa jo profesionale dhe nuk pasqyrojnë zhvillimet pozitive.
“Dëshiroj të them që është shumë e nevojshme sipas meje që ndërveprimi ynë me biznesin të jetë dinamik në vazhdimësi dhe për këtë arsye në duam të ndërtojmë një format të një dialogu. Që klima e biznesit ka problematika të veta kjo nuk diskutohet por mjafton t’i hedhësh një sy të gjitha hapave që janë bërë, nga procese të lodhshme, të zvarritshme, në procese që sot janë elektronike, janë pa kontakt fizik. Është e pamundur që kjo të mos reflektohet në raportet që bëjnë dhomat e tregtisë. Është e pamundur që ne të jemi peng i anketave, që bëhen në mënyrë jo profesionale, që në thelb cenojnë imazhin e vendin por edhe klimën e biznesit vetë.
Nuk mund të jemi pre e të dhënave të marra në mënyrë kaotike dhe dalin të dhëna që nuk përputhen me realitetin. Nuk ka asgjë që nuk përputhet me realitetin, por ama që sot është dita me natën jeta e një sipërmarrësi, e një importuesi, eksportuesi që i ka shumë më të pakta hallet që kishte dje për shkak të këtyre përmirësimeve.
Është e pamundur që Shqipëria nëpër raporte të dalë njësoj, siç kur kishte radha kilometrike në sportele, siç kur kishte kontrolle pa fund, siç kur kishte ‘prita’ në dogana apo pika kufitare dhe sot që të gjitha këto nuk ekzistojnë, sot janë të gjitha elektronike. Këto dalin njësoj nga arbitrariteti dhe nga anketime që bëhen në mënyrë jo profesionale. Kjo kërkesë e imja ka të bëjë me një raport përgjegjshmërie me vendin, të të dyja palëve”.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama, u shpreh edhe me situatën energjetike në vend.
Rama sugjeroi të fillollet me prodhimine energjisë diellore, e cila do të ndihmohet përmes investimeve, për të rikuperuar humbjet dhe shpenzimet e larta pas rritjes së energjisë elektrike.
Dua të nënvizoj situatën me energjinë. Dua të theksoj nevojën për konsumin energjitik, përdorni energjinë diellore. Është koha për t'i rënë lapsit të gjithë. Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë.
Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet. Nuk e ka shpikur Akoma bota formulën për të future në rrjet energjinë diellore. Çdo investim që bëhet në një vend si Shqipëria për të prodhuar konsumin e energjisë vetë nga dielli është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin.
Ne jemi krejtësisht të hapur të konsiderojmë instrumente për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide të pakoadura por i mirëpresim idetë nga ju dhe kushdo tjetër si mund të lehtësojmë investimin. Duke e harruar shkëmbimin e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne nuk bëjmë dot aventua të tilla, por çdo gjë tjetër që ka të bëjë me lehtësimin, ne jemi të gatshëm ta bëjmë.
Rama në këtë takim me bizneset, tha se në vend do të krijohen kushtet në bashkëpunim edhe me bizneset që të ketë më shumë burime njerëzore të kualifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT.
‘Do të ndërmarrim një proces intensive kontaktesh me kompanitë për të informuar me krijimin e kushteve sot në Shqipëri për të zhvilluar përmes kurseve që sot në Shqipëri ekzistojnë në mënyrë që biznesi të ketë shumë më tepër burime njerëzorë të kulifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT. Është e domosodoshme që kompanitë të marrin pjesë duke financuar ato burime njerëzore që duan për vete.
Kërkesat e kompanive për më shumë burime njerëzore të kulfikuara në IT janë të shumta dhe janë në rritje. Të gjitha kompanive, kujt më shpejt dhe kujt më vonë i lind kjo nevojë. Tu japim mundësi shumë vajzave dhe djemve që të mirëpaguhen.



