Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në ligjin për tregtinë elektronike dhe tregtinë online, të cilat forcojnë sigurinë e konsumatorit.
Fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj informoi mbi detajet e këtyre ndryshimeve në ligj.
Ibrahimaj bëri me dije se në fokus të kësaj VKM-je është siguria e konsumatorit në momentin që kryen blerje me saktësimet që duhet të ketë kontrata e këtij tregtimi. Kjo, sipas saj ka të bëjë me kthimin e mallrave e cila ka një afat kohor 14 ditor.
E pyetur se si do të kontrollohen subjektet që shesin online, të cilat nuk janë të regjistruar te tatime, Ibrahimaj theksoi se me ligjin e ri tw fiskalizmimit, çdo produkt që shitet do të regjistrohet online.
“Pra kjo”, theksoi ajo, “çdo blerësi që do i jepet fatura tatimore duhet të deklarojë numrin e NIPT-it”.
Ndërsa, vijoi më tej se për sa i përket “boom-it” të subjekteve online ata do të kontrollohen nga një grup task-force që është ngritur më herët.
Kjo e fundit, “në mënyrë inteligjente”, do të gjurmojë këto subjekte në transaksionet që kryejnë.
“Gjurmimi nuk bëhet vetëm nga fatura por dhe nga transaksionet që kryhen online”, theksoi Ibrahimaj.



