Zbulimi i gazit në Akërni/ Shehu: Grumbullim kënetor, s’ka rrezik po nuk u shpuan puse

Zbulimi i gazit në Akërni/ Shehu: Grumbullim kënetor, s’ka rrezik po nuk u shpuan puse

Inxhinieri i naftës Fatmir Shehu, zbulimin e gazit në Akërni të Vlorës, e sheh si rastësor prej grumbullimeve kënetore.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se po nuk u shpuan puse, nuk ka asnjë rrezik.

 

Inxhinieri shtoi se nuk ka të dhëna se ku mund të ndodhin grumbullime të tilla, për shkak se nuk kemi pasur strategji kërkimi.

 

Kemi eksperiencë të madhe në fushën e naftës, këto fenomene janë grumbullime kënetore në thellësira të cekëta. Ne kemi takuar gjëra të tilla, madje na ka djegur dhe sondën. Zgjati 2-3 ditë me furi të madhe dhe aq ishin rezervat dhe mbaruan se këto janë gazra që krijohen në kënetë. 

 

Në zonën e Vlorës kemi bërë mjaft kërkime, janë shpuar 92 puse kërkimesh. Ne kemi shpuar në thellësira 3-4 mijë metër dhe brenda në qytetin e Vlorës kemi shpuar dhe gjetur naftë. Po të kërkohet më shumë mund të gjendet vendburim tamam. 

 

Në Akërni, këto janë gazra që grumbullohen në kënetë. Nuk ka të dhëna se ku mund të ndodhin grumbullime të tilla poshtë aeroportit apo në vende rreth e qark se nuk kemi pasur strategji kërkimi. Ne kemi kërkuar vendburime gazi si në Panaja, apo vendburimi i Divjakës, që janë tamam struktura të ndërtuara siç duhet dhe kanë rezerva të kënaqshme industriale.

 

Në pikëpamjen e rreziqeve, aq më shumë që është dhe aeroporti i Vlorës, duhen parë gjërat. Por po nuk u shpuan puse nuk ka asnjë lloj rreziku. Kemi gjetur në Divjakë, Fiershegan, gazra kënetore. Nëse do jesh 200-300 metër larg nuk ka asnjë lloj rreziku, por zjarrfikëset duhet të jenë në gatishmëri. 

 

Kjo është një shenjë që duhet të dalë një urdhër që nëse shpohet në këtë zonë duhet të merren këto masa, për të parandaluar rreziqet e mundshme. Rrezikun e kanë nëse ka një avion afër, apo objekt të kushtueshëm, mund ta djegë. 

 

Por janë grumbullime që janë krijuar për shkak të dekompozimeve kënetore. Këneta ka grumbulluar lëndë organike dhe veç humusit nxjerr dhe gaz. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy