Mashtrimi me piramidat online, Ceko: Luajnë 90 mijë shqiptarë, qarkullojnë mbi 5 milionë euro (VIDEO)

Mashtrimi me piramidat online, Ceko: Luajnë 90 mijë shqiptarë, qarkullojnë mbi 5 milionë euro (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko për mashtrimin me piramidat online në vendin tonë, thotë se mungon informacioni ekonomik dhe digjital.

Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se në këto platforma kanë qarkulluar rreth 5 milionë euro. 

Sipas tij, janë rreth 90 mijë shqiptarë që luajnë në këto skema, ku një pjesë investon dhe një pjesë vetëm luan.

Bursat që janë serioze, platformat që janë serioze, nuk të kërkojnë jo po ky është limiti, jo ky është gold, është një farë piramide. 

Për këto platforma thuhet se kanë qarkulluar diku te 5 milionë euro. Por unë mendoj se është më e madhe. 

Është e përhapur jo vetëm në Fier dhe Divjakë, por edhe në qytetet e mëdha, por nuk lokalizohen kollaj. Ka gati 90 mijë shqiptarë që luajnë në këto skema, jo investojnë, dhe humbasin përditë nga 30, 40, 50 euro. Këta që luajnë nuk janë ata që investojnë.

Ai që luan është tjetër dhe ky që investon është tjetër. Të investosh në radhë të parë duhet të mësosh se si investohet në bursë. Varfëria, mungesa e informacionit, injoranca në fushën e digjitalizimit, i bën njerëzit që të bien pre.

Shqiptarët e kanë vuajtur këtë punën e firmave piramidale dhe këtë nuk e kuptoj. Skemat Ponsi kanë qenë në Shqipëri në 1924, në luftën e dytë botërore dhe me radhë. Duhen mësuar njerëzit me financën, të paktën me njohuritë elementare ekonomike dhe digjitale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy