Shehu: Konkurrenca e lirë nuk ekziston në tregun e naftës në Shqipëri, qeveria ka hyrë në pazar

Shehu: Konkurrenca e lirë nuk ekziston në tregun e naftës në Shqipëri, qeveria ka hyrë në pazar

Eksperti i ekonomisë Sherfedin Shehu thotë se me naftën kemi gabuar herët, por ngre dyshime se biznesi edhe mund të spekulojë.

Duke folur për MCN Live, ai tha se nga njëra anë është kufizuar tregu në sasinë e prodhimit dhe nga ana tjetër është kërkesa e vazhdueshme konstante, pasi nafta është një mall që përdoret në të gjitha industritë dhe sektorët e ekonomisë.

Nuk kemi një ekonomi tregu funksionale, nuk funksionon konkurrenca e lirë në tregun e naftës. Në sektorin e naftës ne kemi oligopol, ose dominancë të disa tregtarëve.

Është tjetër histori që ne nuk kemi kapacitete apo histori që të lidhemi me furnitorë të dorës së parë. Ne blejmë nga furnitorë të tretë apo të katërt. Ajo që vjen në Shqipëri është e kontrolluar.

Konkurrenca e lirë nuk ekziston në Shqipëri, në tregun e naftës. Qeveria në këtë treg ku natyrshëm duhet pranuar se në këto periudha spekulohet në të gjithë botën, duhet të ndërmjetësojë për të mbrojtur qytetarët.

Ndërsa mekanizmi i qeverisë jo vetëm nuk mbron qytetarët, por ka krijuar një kartel, një bord, një grup që me marrëveshje përcakton çmimet.

Ka hyrë në pazar edhe qeveria, në vend që të rrinte anash dhe të bënte mbrojtësin e qytetarëve dhe të ushtronte presion mbi bizneset që të mos spekulojnë jashtë kufijve të logjikës, është bërë palë me tregtarin.

Sipas tij, qeveria nuk po i shqetëson dhe nuk po i garanton qytetarët se po bën më të mirën, duke thënë se po shohim papajtueshmëri me çmimin e bursave dhe në Shqipëri.

Ai ngriti si shqetësim se të gjitha qeveritë në Shqipëri i kanë përdorur si klientë bizneset, ndërsa klientelizmi në Shqipëri është kthyer në sistem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy