Allmuça: Projektet që u jepen investitorëve strategjikë, pasoja të rënda në mjedis

Allmuça: Projektet që u jepen investitorëve strategjikë, pasoja të rënda në mjedis

Gazetarja Oliverda Allmuça thotë se projektet që u jepen investitorëve strategjikë kanë pasoja të rënda në mjedis.

 

Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se vlerësimi i projekteve në mjedis nuk zhvillohet nga investitorët dhe në rastet kur kryhet nga kompania, abuzimi është i madh. 

 

Shumica e projekteve që qeveria ka zgjedhur, sidomos ato që shkojnë për investitorët strategjikë, janë të rënda dhe kanë efekte në mjedis.

 Parlamenti Europian sot pati një raport ku në raport me mjedisin thuhet se Shqipëria është më dobët se kurrë dhe se progresi është 0%. Mbrojtja e mjedisit dhe menaxhimi i projekteve pa dëmtuar biodiverstetim, do të thotë që jemi në gjendje katastrofike.

 

Vlerësimi në mjedis nuk është se është realizuar nga investitorët. Rasti i aeroportit të Vlorës ka qenë një ndër më të diskutuarit për ndikimin në mjedis, se sa do të prekej biodiversiteti. Ne nuk kemi asnjë të dhënë për vlerësimin që do kenë në mjedis këto projekte.

 

Ky është dhe një nga faktorët më shqetësues. Euronature ka qenë pak muaj më parë në Vjosë, për të parë ndikimin që ka marrja e ujit për ta çuar drejt fshatrave turistik. Dhe në fakt rezulton nuk është bërë asnjë vlerësim i tillë, për pasojat që do të ketë tek fshatrat përreth. Duke qenë se vlerësimi i lihet në dorë kompanisë, abuzimi është më i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy