
Eksperti i ekonomisë Genti Beqiri në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar lidhur me amnistinë fiskale e konsideroi atë një përqasje të gabuar ekonomike.
Ai tha se Shqipëria është një vend që nuk mban marrëveshje të plota dhe se sipas tij politika ka marrë gjithmonë vendime të pabaza për ekonominë.
Ajo është thënë nga të gjithë pothuajse, është diçka e ditur tashmë. Amnistia fiskale në vendin tonë është një çështje gangrenë dhe përqasje e gabuar ekonomike. Një vend që aspiron për tu integruar në Bashkimin Evropian, të gjitha këto tregojnë një devijim nga objekti kryesor dhe Shqipëria është një vend që nuk i mban marrëveshjet e plota dhe brenda kësaj zgjedhe ka problematikë. Shqipëria mund të ndërmarrë hapa për amnistinë fiskale por duhet që në krahun tjetër të ketë zbatim të fortë të ligjit. Por kjo është e qartë që nuk do ndodhi. Ajo që ndodh në vendin tonë që s’kemi asnjë zbatim të plotë të ligjit. Politika ka marrë gjithmonë vendime të pabaza për ekonominë.



