
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj njofton se së bashku me ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Christian Steiner, ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Austrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Ibrahimaj thekson se ekziston potencial për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të huaja direkte austriake në Shqipëri.
"Theksova potencialin për rritjen e investimeve direkte dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona.", shkruan ministrja Ibrahimaj.



