Nis gara për presidentin e ardhshëm të Eurogrup-it

Nis gara për presidentin e ardhshëm të Eurogrup-it

Eurogrup është organi joformal që bashkon ministrat e financave të vendeve të Eurozonës.

Mario Centeno u largua si Ministri i Financave i Portugalisë dhe Presidenti i Eurogroup në fillim të këtij muaji, e si rrjedhojë, gara për pasuesin e tij ka nisur.

Ministrat e financave kanë kohë deri në 25 qershor të paraqesin kërkesat e tyre për të pasuar Centenon.

Zëvendësuesi i Centenos pritet të ketë detyrë të vështirë, pasi drejtuesi i deri më tanishëm i Eurogupit është kredituar për sjelljen e deficitit buxhetor të Portugalisë afër zeros pasi u tërhoq gjatë krizës financiare të Europës, Centeno nuk dha arsyen e dorëheqjes.

Për momentin, ata që kanë më shumë gjasa të bëjnë një ofertë për presidencën janë Nadia Calviño, zëvendëskryeministri i Spanjës për ekonominë, Pierre Gramegna, ministri i financave të Luksemburgut dhe Paschal Donohoe, homologu i tij irlandez.

Sfidat më të mëdha me të cilat duhet të përballet presidenti i ri përfshijnë ndikimin socio-ekonomik të krizës COVID-19 dhe buxhetin e ri të BE-së.

Por ka edhe përparësi kyçe të reformës së Eurozonës, përfshirë përfundimin e bashkimit bankar të bllokut, ku përparimi ka ngecur.

 “Unë mendoj se puna e presidentit të Eurogroup do të jetë gjetja e pikave përbashkuese mes anëtarëve,” tha Janis Emmanouilidis, drejtor i studimeve në Qendrën e Politikave Europiane.

“Kushdo që merr kurorën, duhet të gjejë kompromise midis kombeve të ndryshme, pasi bashkëpunimi është elementi kyç i kalimit të çdo krize.”

Por Emmanoulidis e sheh rënien ekonomike të koronavirusit si një mundësi “të shtyjë gjërat përpara” dhe të ketë një reformë më themelore të Eurozonës.

As Calviño, një anëtar i qeverisë së drejtuar nga Socialistët në Spanjë dhe Gramegna e Luksemburgut nuk janë të lidhur me Partinë e Popullit evropian të qendrës së djathtë, e cila mund të rrisë shanset e tyre për t’u bërë president. Kjo për shkak të presionit që postet të shpërndahen më gjerësisht midis familjeve politike evropiane.

Zgjedhjet janë caktuar të mbahen më 9 korrik. Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë për një mandat dy vjet e gjysmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy