
Interesimi i të rinjve shqiptarë për tu studiuar degët e teknologjisë së informacionit, vjen edhe pas kërkesave të larta në tregun e punës.
Eksperti i punësimit Erion Muça, tha në edicionin e “MCN economy”, se kërkesat janë rritur edhe pas insistimit të kompanive të huaja për të trajnuar kulturën shqiptare në këtë aspekt.
Sipas tij, interesimi i kompanive private për të krijuar një departament të veçantë të IT është një proces i vonuar.
Kemi një situatë kur kërkesa është rritur ndjeshëm, ne po përgatisim studentë për tu përgjigjur më shumë tregut. Drejtimi i teknologjisë së Informacionit, mundëson pagat më të larta për një të ri të sapodiplomuar, kjo është mbështetur edhe nga prezenca e shtuar e kompanive ndërkombëtare për softuer, që përveçse ofrojnë mundësi reale të punësimit, updetojnë njohuritë reale në formimin e apo akademive të caktuara me teknikat.
Por që të kemi aq të punësuar sa kemi të diplomuar në këtë fushë, duhet të përpiqemi të edukojmë sipërmarrjen private në Shqipëri, që të kultivojë sa më shumë për nevojat e interesimit të të punësuarve në të.
Kompanitë nuk preferojnë pothuajse për specialistë të IT, sepse nëse u duhet kontraktojnë një kompani për mirëmbajtjen e tyre për të promovuar edhe më tej në mënyrë digjitale kompaninë e tyre edhe më gjerë.
Sektori privat ka probleme me ecurinë e digjitalizimit dhe ka nevojë për ndërhyrje monitoruese.



