Aksi Kardhiq-Delvinë, kompania që u skualifikua: U favorizua qëllimisht oferta më e lartë

Aksi Kardhiq-Delvinë, kompania që u skualifikua: U favorizua qëllimisht oferta më e lartë

Pas anulimit të ndërtimit të lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, kompania Gjoka Construction, një prej 6 pjesëmarrësve në garë për tenderin, akuzon ARRSH-në për favorizim në tendera.    

ARRSH e ka motivuar skualifikimin e Gjoka Konstruksion sh.a me “paraqitje të të dhënave fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë lot 7”.

Por në një deklaratë të kompanisë thuhet se përveçse tenderi është shtyrë dy herë nga ARRSH, është ulur edhe kategoria e licencës në ndërtim dhe janë ndryshuar kriteret e dëshmisë së përvojës së ngjashme në projektim.

Sipas Gjoka Konstruksion sh.a, tenderi është zhvilluar më 17 qershor 2019 me pjesëmarrjen e 6 operatorëve të ndryshëm.  

5 operatorë rezultonin në formën e një bashkimi shoqërish ndërsa 1 operator rezulton si ofertues i vetëm. Gjatë hapjes së ofertave, oferta jonë ishte në vend të parë me diferencë të dukshme me secilin nga operatorët e tjerë të lexuar nga KVO. Kemi kërkuar përgjatë 2 ditësh pajisjen me procesverbalin e hapjes së ofertave, por në shkelje flagrante të ligjit nuk na u mundësua asnjëherë nga ARrSh”, thuhet në njoftim.

Pavarësisht se ka paraqitur ofertën më të ulët, Gjoka Construction është skualifikuar nga gara, të cilën e ka fituar “Ircop” S.p.a, me një diferencë prej 509 729 253.75 lekë më shumë.

Sipas kompanisë, shtyrja dy herë e tenderit është bërë me qëllim që kompanisë që më pas rezultoi fituese, pra “Ircop” S.p.a., t’i jepej koha e mjaftueshme për të plotesuar kriteret.

Pas verifikimit të statutit të kësaj shoqerie kemi konstatuar se nuk është e licencuar në projektim ndaj kemi patur pikëpyetjet tona se si do ta siguronte projektimin e këtij objekti, dhe si e kishte garantuar ARrSh se plotësonte kriteret e kualifikimit për projektimin, kur nga sistemi rezultonte të ishte operator i vetëm në këtë garë”, thuhet në deklaratën e kompanisë “Gjoka Construction”.

Tre ditë më parë u njoftua anulimi i tenderit për këtë aksi. Vendimi për anulimin e tenderit të rrugës Kardhiq-Delvinë është marrë nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka kërkuar që fondet të rialokohen në disa projekte të tjera.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment rrugor që është në ndërtim e sipër është 2.3 mld. Me një gjatësi prej 34 kilometrash, kostoja e rrugës Kardhiq – Delvinë llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ajo është cilësuar si një nga akset më të rëndësishme për turizmin në vend, pasi shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy