Borxhi mbi 14 miliardë euro/ Rabeta: Ekonomia jonë totalisht e varur nga ndërtimi

Borxhi mbi 14 miliardë euro/ Rabeta: Ekonomia jonë totalisht e varur nga ndërtimi

Gazetari Lorenc Rabeta, rritjen e borxhit publik në 14 miliardë euro, e sheh një lajm të mirë për qeverinë, por jo për qytetarët.

 

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se ne nuk kemi një rënie të borxhit publik, por rritje të bazës krahasuese, të kuotës mbi të cilën bazohet ky borxh. 

 

Sipas tij, 90% e Produktit të Brendshëm Bruto është fokusuar te industria e ndërtimit dhe kemi fryrje të bazës krahasuese të PBB, pikërisht falë sektorit të ndërtimit.

 

Rabeta shtoi se ekonomia jonë është kthyer në një ekonomi që varet tërësisht nga ndërtimi. 

 

14 miliardë euro nëse do i masnim me kursin e këmbimit para katër vitesh do të ishin shumë më tepër në raport me sot. 

 

Është një situatë e shkëlqyer për qeverinë, ka kursyer prej rënies së euros dhe forcimit të lekut. Ky borxh shërbehet në euro, por euro zhvlerësohet në raport me lekun dhe është situatë e shkëlqyer për qeverinë, por jo aq e shkëlqyer për qytetarët. 

 

Nuk kemi një rënie të borxhit publik, por rritje të bazës krahasuese, të kuotës mbi të cilën bazohet ky borxh. 90% e PBB është fokusuar te industria e ndërtimit. 

 

Kemi një fryrje të bazës krahasuese të Produktit të Brendshëm Bruto, pikërisht falë sektorit të ndërtimit. Peshën e sektorit të ndërtimit duhet ta kemi te 5% e PBB.

 

E kemi kthyer ekonominë në një ekonomi që varet tërësisht nga ndërtimi. Nuk është gjë e mirë, është një tipar i vendeve në zhvillim, që i varin shpresat për rritjen ekonomike tek ndërtimi. Nuk kemi produktivitet, nuk kemi bujqësi dhe zhvillime në sektorë të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy