
Aktualisht, mundësitë që ekonomia e eurozonës të hyjë në recesion janë më të lartat që në vitin 2020. Sipas ekspertëve, ka 65% mundësi që ekonomia e eurozonës të rrëshqasë në recesion. Sipas gazetarit të ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, arsyet lidhen direkt me konfliktin në Ukrainë dhe masat që qeveritë europiane morën.
Arsyet janë të qarta: lufta në Ukrainë dhe masat që qeveritë europiane morën. Rajoni e niden më hsumë këtë goditje. Mungesa e lënëve të para për energji penalizojnë aktivitetin ekonomik.
Arsye pse mungesa e ofertës mund të zbutet mund të jetë hyrja e aktorëve të rinj në treg apo përfundimi i luftës që do të zhbllokonte kanalet tregtare. BQE rrit normën e interesit 0.5%. Qëllimi është që ta bëjë euron më të shtrenjtë. Është një masë që ngjan me një thikë me dy presa. Kur rriten normat einteresit frenohet ekonomia. Por në këtë rast bëhet një balancë se cili është risku më i vogël. Efektet e kësaj mase në Shqipëri sa i përket eurobondit nuk ka efekte.
Sipas Tomorrit, kjo do të ndikojë direkt në ekonominë shqiptare.
Efektet janë dy: ekonomia europiane ngadalësohet, edhe ekonomia shqiptare dëmtohet.
Efekti i dytë ka të bëjë me borxhin e jashtëm. Qeveria do të detyrohet të kërkojë borxh të ri pasi të përfundojë eurobondi. Me këto norma të rritura interesi, borxhi që do të marrë qeveria do të jetë me interesa më të mëdha.



