Gazetari Lorenc Rabeta, dyshimet mbi një bankë digjitale dhe pyetjet e deputetëve të opozitës drejtuar Bankës së Shqipërisë për identitetin e pronarëve dhe historinë e tyre, i cilëson të duhura dhe thotë se Banka e Shqipërisë duhet të japë një përgjigje të prerë nëse ka lidhje me sistemin Forex.
Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se një lidhje me sistemin Forex mund të krijojë shqetësime në të ardhmen, quhet sektor me risk.
Së afërmi do të kemi një bankë turke, një bankë shqiptare për zhvillim, në vend që të shkonim drejt konsolidimit, po shkojmë rreth 15-16 banka. A duhet një bankë digjitale në Shqipëri? Bankat shqiptare kanë filluar një proces digjitalizimi, ofrimi shërbimesh online.
Është momenti për të konsoliduar dhe për të shtuar një bankë të re, tërësisht digjitale. Çdo opozitë duhet të ngrejë pikëpyetje kur jepet një licencë kaq e rëndësishme. Opozita ka pyetur cilët janë pronarët e vërtetë të kësaj banke, a janë të përfshirë në aktivitete të dyshimta. Një prej pronarëve të kësaj banke disa vite më parë është gjetur në aktivitete të dyshimta. Dhe na tregoni kapitalin, nëse ka hyrë me kapital minimal. Çfarë historiku ka kjo bankë?
Se të hysh në tregun bankar është shumë e rëndësishme të kesh një historik, një traditë. Lidhur me pyetjen e deputetit Këlliçi, nëse ka lidhje me sektorin e Forex apo jo, një lidhje e tillë mund të krijojë shqetësime në të ardhmen, quhet sektor me risk.
Dhe Banka e Shqipërisë duhet të kishte dhënë një përgjigje të prerë, nëse kanë lidhje me sistemin Forex apo jo. Është momenti që Banka e Shqipërisë të japë përgjigje shumë të qartë, lidhur me pronarët përfitues të kësaj banke.



