Ilda Zaloshnja nga shoqata e ndërmjetësve thotë se nuk pret që të ketë flluskë në ndërtim, edhe pse këtë term e dëgjon prej 17 vitesh që operon në botën e real estate.
Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se prej vitesh flitet për flluskë në ndërtim, por në të vërtetë ka ndodhur vetëm rritje çmimesh dhe kështu do të vijojë dhe më tej.
Zaloshnja shtoi se zhvlerësimi i euros, është një arsye tjetër pse mund të thuhet se çmimet nuk janë rritur aq shumë.
Unë nuk mendoj se do të ketë një flluskë, vërtetë ka shumë ndërtime, por ka dhe shumë kërkesë.
Tirana është gjithmonë interesante kur lokacioni, çmimi dhe cilësia e pronës përputhen me njëra tjetrën, ato prona gjithmonë shiten.
Ka dy vjet që sytë janë drejtuar drejt bregdetit, edhe prej infrastrukturës së krijuar në zonën e Velipojës, ku nga Jugu, edhe Veriu është kthyer në një zonë shumë interesante.
Aq më tepër duke pasur parasysh faktin se si zonat dhe ndërtimet janë me çmime më të përballueshme se ato në Jug të Shqipërisë.
Çmimi më i lartë në Tiranë, në pronën më të mirë të mundshme, është 5 mijë euro metri. Kemi në Tiranë, në Paskuqan, Astir, Fresk, Shkozë, çmime me 1000-1200 euro metri katror.
Që do të kenë infrastrukturë edhe më të mirë, se sa ato ekzistuese, ku janë ndërtuar pallate brenda pallateve.
Bregdeti mbetet prioritet se është provuar dhe në vende të tjera të botës, se ata që vijnë fillimisht si turistë dhe më tej si vizitorë, është në zonën e bregdetit.
Unë nuk di të ketë banesa bosh, ka nga ata që jetojnë jashtë, apo ata që i kanë blerë për investim dhe sapo kanë përfunduar së ndërtuari.
Është pronë e blerë për tu dhënë me qira, për tu rishitur apo investuar. Banesat e blera nga emigrantët, nuk mund të quhen bosh.
Prej vitesh flitet për flluska, për ulje çmimesh, por e vërteta është se ka rritje, edhe pse jo në ritmet e mëparshme.
Është cikël ekonomie dhe është provuar në të gjithë botës, që çmimet e pronave vetëm rriten.
Real estate nuk të zhgënjen, edhe momentet stanjative do të kalojnë dhe do të jetë sërish sektor në rritje.
Zhvlerësimi i euros, është dhe një arsye tjetër pse mund të thuhet se çmimet nuk janë rritur aq shumë.
Sa i përket qirave ditore, me kërkesën e madhe që ka, mund të ketë një lloj humbje. Por cili është ai biznes që mund të ketë vetëm fitim gjatë gjithë vitit.
Po vjen një kategori tjetër blerësish, shqiptarët e diasporës me të ardhura të larta, të cilët e kanë gjetur veten në vendin ku jetojnë dhe kanë mundësinë të bëjnë investime me interes për Shqipërinë.
Janë rritur kosto në përgjithësi të gjithçkaje, jo vetëm në ndërtim.
Zaloshnja tha gjithashtu se për personat me disa banesa do të ketë taksim dhe se hyrja në Bashkimin Europian do të përmirësojë çështjet e pronësisë.
Ajo u shpreh kundër taksimit të pronës si rezident dhe taksimit gjatë shitjes së pronës së parë.



