Derregullimi, Ahmetaj: Do të përdorim QKB si një dritare për autorizimin, licencimin dhe lejet

Derregullimi, Ahmetaj: Do të përdorim QKB si një dritare për autorizimin, licencimin dhe lejet

Reforma e Shërbimeve Administrative për qytetarët nga 56 vite pritje në radhë dhe sportele që harxhonin të gjitha sipërmarrjet sëbashku tashmë janë reduktuar në vetëm një vit. Tashmë mbi 586 mijë dokumente të printuara në letër, merren lehtësisht online përmes platformës e-Albania. Në vetëm dy muaj, janë regjistruar mbi 14 mijë nënshkrime elektronike dhe më shumë se 800 printime me vulë dixhitale në QKB. 

Këto të dhëna u bënë të ditur në konferencën e derregullimit nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe zv. kryeministrja Senida Mesi. Ministri Ahmetaj u shpreh se kaq nuk mjafton dhe reforma sapo ka filluar.

Një proces i detajuar do të vijojë për reduktimin e lejeve, licencave dhe autorizimeve në QKB. Vlerësimi në qendër do të ofrohet edhe për eksportuesit në 24 orë ndërsa nga shtatori, do të mundësohet gjurmimi në kohë reale i trafikut tregta. Janë 14 mijë nënshkrime elektronike dhe janë më shumë se 800 printime me vulë dixhitale. Do të jetë shumë mirë për sipërmarrjen që të vazhdojë të përdoret nënshkrimi elektronik dhe printimi elektronik, për t’i larguar nga sportelet e administratës, ku harxhojnë më shumë kohë dhe kosto është patjetër më e madhe. Ne do të përdorim vetëm QKB-në si një dritare për autorizimin, licencimin dhe lejet, duke i thjeshtuar, por në mënyrë që të kemi një inventar të plotë, të saktë dhe të drejtë të asaj që ndodh në ekonomi, qoftë me kërkesat, qoftë me licencat, qoftë pastaj edhe me kuptueshmërinë se cilat janë të domosdoshme dhe cilat nuk janë të domosdoshme”, deklaroi Ahmetaj.

Përsa i përket administratës doganore, Ahmetaj theksoi se puna që është bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave është e qenësishme. Kalimi nga vlerësimi në territor në vlerësimin në qendër, sipas tij, është një arritje shumë e madhe e administratës fiskale. Vetëm gjatë vitit 2017, theksoi ministri, janë dorëzuar 220 mijë deklarata doganore importi për hedhjen në qarkullim të lirë.

Me vlerësimin doganor në qendër ky vlerësim do të bëhet tërësisht online. Për një deklaratë doganore që mund të duheshin 1-1.5 orë, sot duhen vetëm 20 minuta përmes kanalit blu. Shumë shpejt do të kemi deklaratat e eksportit në sistem si dhe gjurmimin e gjithë trafikut komercial, që nga portet apo pikat hyrëse, deri në magazinat e subjekteve apo magazinat doganore”, tha Ahmetaj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy