
Ka zgjatur vetëm tre muaj detyra e drejtorit rajonal të tatimeve në Shkodër, Agron Hasanaj. Hasanaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen duke u larguar nga ky post.
Hasanaj u emërua drejtor rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale ndërsa ishte kandidat i platformës “Deputeti që duam” por nuk arriti të jetë në listat e kandidatëve për deputet të PS për qarkun Shkodër.
Në vend të tij do të jetë Sidrit Istrefi i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.
Pak më parë dorëheqjen e dha edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër Genc Berhani duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar Slladi Dani nga Fieri. Në vazhdimësi priten edhe lëvizje të tjera në drejtoritë rajonale të PS Shkodër.
Para Hasanajt, këtë post e kishte Myzafer Bushi i cili poashtu qëndroi vetëm disa muaj si drejtor rajonal i tatimeve në Shkodër.
Agron Hasanaj do të vijojë të jetë drejtor i drejtorisë të kontrollit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.



