Fund fshehjes së pasurive jashtë vendit, nga 1 janari Shqipëria anëtare e AEOI

Fund fshehjes së pasurive jashtë vendit, nga 1 janari Shqipëria anëtare e AEOI

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Shqipëria do të jetë partnere e AEOI, një standard global për shkëmbimin automatik të informacionit me llogaritë financiare, që ka të bëjë me transparencën e taksave dhe parandalimin e evazionit fiskal përmes fshehjes së pasurive në vende të tjera që e kanë nënshkruar kërë marrëveshje. Marrëveshja e AEOI parashikon shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit mbi llogaritë financiare midis shteteve dhe territoreve që kanë rënë dakord mes tyre për AEOI. Mbi 100 shtete dhe territore, përfshirë të gjitha qendrat kryesore financiare, janë pjesë e AEOI ose kanë deklaruar qëllimin e tyre për ta miratuar standardin. Baza ligjore për AEOI ka hyrë në fuqi më 1 janar 2017.

Standardi i ri global për shkëmbimin automatik të informacionit (AEOI) zvogëlon mundësinë e evazionit të taksave. Ajo siguron shkëmbimin e informacionit të llogarive financiare jorezident me autoritetet tatimore në vendin ku jeton personi që ka llogarinë. Palët që zbatojnë marrëveshjen AEOI shkëmbejnë informacione për të cilat është rënë dakord paraprakisht, pa pasur nevojë të dërgojnë një kërkesë specifike.

AEOI mundëson edhe zbulimin e evazionit fiskal të viteve më parë, që ka kaluar pa u vënë re. Kjo do t'i lejojë qeveritë të rikuperojnë të ardhurat nga taksat e humburadhe do të forcojnë më tej përpjekjet ndërkombëtare për të rritur transparencën, bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë midis institucioneve financiare dhe administratave tatimore. Për më tepër, AEOI do të gjenerojë përfitime dytësore duke rritur zbulimin vullnetar të pasurive të fshehura dhe duke inkurajuar tatimpaguesit të raportojnë të gjitha informacionet e rëndësishme.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy