Tregjet e kapitalit, rriten detyrimet për transparencë/ Meka: Nuk kemi korporata që të raportojnë

Tregjet e kapitalit, rriten detyrimet për transparencë/ Meka: Nuk kemi korporata që të raportojnë

Projektligjin e hedhur për konsultim nga qeveria, i cili shtrëngon rregullat e raportimit për shoqëritë operojnë në tregjet e kapitalit, profesori Elvin Meka e sheh si një masë që shkon drejt përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë europian. 

 

Duke folur për “MCN Economy” ai ngriti shqetësimin se nuk ka korporata të listuara në Bursë që të vihet në zbatim ky legjislacion.

 

Sipas Mekës, po bëhen rregulla për diçka që nuk ekziston. 

 

Ajo që duhet parë përtej aspektit formal, ose konform direktivave të Bashkimit Europian, është një realitet që na thotë diçka krejt ndryshe në Shqipëri. Ne po tentojmë të plotësojmë legjislacionin tonë që ta bëjmë të harmonizuar me vendet e BE-së. Nëse në fusha të tjera kemi diçka në bazë, kemi lëndë të parë. 

 

Këto korporata ose biznese që janë kuotuar në një treg të organizuar të letrave me vlerë, në një bursë të kapitaleve, por realiteti në Shqipëri na flet se ne vërtetë kemi një Bursë zyrtare, por ka një defekt të vogël, nuk kemi asnjë kompani apo korporatë që të jetë e listuar apo kuotuar në Bursën shqiptare, e cila me vënien në zbatim të këtij legjislacioni, do të detyrohej të respektonte këtë rregull të ri për rritjen e transparencën. 

 

Bëjmë rregulla për diçka që nuk ekziston. Projektligji do të funksiononte nëse do të kishim praktikë reale. Nuk kemi mundësi të raportojmë asgjë se nuk kemi kompani që kanë detyrimin që të raportojnë për këtë detyrim të ri ligjor që vihet nga rregullatori shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy