Raporti i DASH/ Prençe: Ka mungesë konkurrueshmërie. Duhen investime në makineri dhe likuiditet

Raporti i DASH/ Prençe: Ka mungesë konkurrueshmërie. Duhen investime në makineri dhe likuiditet

Edvin Prençe nga Shoqata e Eksportuesve, duke folur në “Mcn Economy” për raportin e DASH, theksoi se është vënë re humbja e konkurrueshmërisë dhe mungesa e investimeve në faktorin human dhe makineri. Prençe vuri po ashtu në dukje se qeveria duhet të hedhë likuiditet, për të ndihmuar bizneset, pasi ka suficit. Sipas tij hapja e kapitujve të Shqipërisë me BE krijon një farë shprese, për adoptimin e mentalitetit europian në vendin tonë. 

 

Shikohet humbja e konkurrueshmërisë, ku janë të nevojshme investimet në faktorin human dhe makineri, ku edhe raporti i DASH i ka spikatur. Raporti konfirmon ato problematika, debate, diskutime që bëhen përditë. Ajo që krijon një farë shprese është hapja e kapitujve me BE-në, ku duhet përgatitje dhe aktivizim real të gjërave të shkuara dhe adoptimi i mentalitetit europian. Hapja e kapitujve bën obligimin e qeverisë. Çdo ndërmarrje ka nevojë për trajnimin e punonjësve, që s’të njihet si kosto shtesë. Është thënë që do ketë incetivim nga qeveria në këtë drejtim. Pika tjetër është kapitali. Me hapjen e tregut europian do jemi përballë agresivitetit nga vendet e Europës, dhe do jemi si fëmija i vogël, që as di të flasë dhe ecë. Norma e inflacionit është më e lartë se 3 për qind. Duhet të ndryshojmë edhe formatin e të kërkuarit me qeverinë dhe institucionet. Boll me ankesa, por duhet të bëjmë kërkesa dhe mënyrën si e shohim zgjidhjen. Ndërkohë që ka rritje kosto të bizneseve do ketë rritje të pagës. Qeveria ka patur suficit dhe ti këtë likujditet duhet ta hedhësh. Duhet incetivim, investimet në makineri dhe likuiditet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy