Draft-ligji për eficencën e energjisë/ Mena: Kundër provimit nga agjencia për marrjen e licencës

Draft-ligji për eficencën e energjisë/ Mena: Kundër provimit nga agjencia për marrjen e licencës

Inxhinierja Dëshira Mena duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv për draft-ligjin e ri për eficencën e energjisë theksoi që pika e kontestuar është menaxhimi i profesionistëve që do merren me eficencën energjisë. Ajo theksoi se është kundër testimit nga agjencia që është pjesë e strukturës së ministrisë, pasi të njëjtin provim studentët e kanë dhënë në universitet. 

 

Ligji s’është gjë e re, sepse kemi ligjin ekzistues të vitit 2016. Është parë e arsyeshme që të bëhet një draft i ri për të përmirësuar pikat që s’kanë qenë përcaktuar mirë. Pika më kritike dhe ajo që ne kemi kontestuar ka qenë mënyra si do menaxhohen profesionistët që do merren me eficencën e energjisë. Nga pikëpamja strategjike për të futur konceptin e eficencës së energjisë në ndërtime është i domosdoshëm, por mënyra si është si është integruar dhe detajet teknike si do menaxhohet nga profesionistët, kanë plot pika që duhet të diskutohen dhe aprovohen nga profesionistët përkatës. Eficenca e energjisë në ndërtesa aktualisht menaxhohet nga Agjencia e Eficencës së Energjisë, që është strukturës e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Për të bërë auidimin duhen inxhinerë dhe specialistë të licensuar. 

 

Fokusi ynë ka qenë te sistemimi i procedurës për marrjen e certifikatës apo licencës për auditimin e energjisë në ndërtesa. Aktualisht për të marrë licencën do duhet të mbarosh një kurs studimi pasuniversitar, për profesionet e listuara sipas VKM-së, dhe me mbarimin e këtij kursi duhet të aplikosh pranë agjencisë për marrjen e licensës. Ajo që ne kemi kundërshtuar është që nga agjencia do duhet të testohesh në një provim, ndërkohë që ky provim është i njëjtë me provimin që studenti ka bërë kur ka mbaruar studimet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy