Hidrocentralet e vegjël po e rrisin gjithnjë e më shumë peshën në prodhimin e energjisë elektrike.
Sipas ERE nga 229 operatorë të vegjël të licensuar deri në fund të muajit gusht janë marrë rreth 757 mijë megavat energji elektrike. Por këto subjekte po fitojnë tashmë më pak, pasi qeveria uli çmimin e blerjes së energjisë nga këto të fundit.



