Nunaj: Shqetësuese situata e pagave të ulëta, pjesa më e madhe e shqiptarëve paguhen 60-70 mijë lekë

Nunaj: Shqetësuese situata e pagave të ulëta, pjesa më e madhe e shqiptarëve paguhen 60-70 mijë lekë

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj shpjegon dallimin mes pagës mesatare dhe asaj mediane në Shqipëri, ku sipas INSTAT paga mesatare është 82 mijë lekë të reja, ndërsa ajo mediane është 62 mijë.

Në emisionin “MCN Economy”, ajo deklaroi se paga mesatare është vlera e pagave të të gjithë individët që derdhin kontribute shoqërore, ata që janë të formalizuar dhe ku mblidhet gjithë shuma e të gjitha pagave e të punësuarve në Shqipëri dhe kjo pjesëtohet me numrin e individëve që paguajnë kontribute dhe del paga mesatare.

Në vijim sqaro se mediaina na jep numrin më të madh të qytetarëve që kanë të njëjtën pagë, e cila bën të kuptohet se cila është paga që kanë pjesa më të madhe të qytetarëve.

Shqetësues Nunaj cilësoi situatën e pagave të ulëta, ndërsa për ato të larta tha se deklarohen si të tilla për shkak se nuk i shpëton dot deklarimit. 

Për pagën mediane përcaktojmë mesin e pagave që përmban numrin më të lartë të individëve që kanë atë pagë. 

Nëse kemi 200 mijë individë me pagë nga 60 deri në 70 mijë, kjo është mediania. Mediaina na jep numrin më të madh të qytetarëve që kanë të njëjtën pagë. 

Mediana na bëjnë të kuptojmë se cila është paga që kanë pjesën më të madhe të qytetarëve. 

Për të dhënë pjesën e pagës mesatare, është shembulli i pulës ku një qytetar konsumon dy pula dhe një qytetar asnjë, por sipas pagës mesatare i bie që secili konsumon nga një pulë, gjë që nuk është e vërtetë. 

Në pagesën e punës çdo njeri duhet të paguhet për atë që ofron dhe kur janë individë të mirëformuar, ata nuk ka pse të jenë të keq paguar, për shkak të informalitetit. 

Këta individë dëmtohen jo thjesht tek të ardhurat, por shikojnë mundësinë e largimit si zgjidhje. problemin nuk e shoh te pagat e larta, por te mos pagimi i punës për aq sa vlen. 

Nëse kemi këtë lloj distance kemi një informalitet shumë të lartë, i cili është te pagat mesatare dhe mesatare të ulëta. Se te pagat e larta kemi të bëjmë me profesione që nuk i deklaron dot më pak, për shembull nën 900 mijë lekë në muaj, si rasti i një menaxheri. 

Problemin e shoh tek pagesa me paga shumë të ulëta. Pjesa më e madhe ose një pjesë e konsiderueshme që drejtojnë biznese, e trajtojnë keq punonjësin si vlerësim dhe mos vlerësimi financiar, dhe pasurimi financiar vjen duke mos e paguar punonjësin sa i takon pjesës së punës.

 Duke mbajtur këtë nivel pagash të ulët, i bën dëm ekonomisë familjare, kombëtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy