Eksperti i ekonomisë Pano Soko zhvlerësimin e kursit të euros dhe forcimin e lekut, e cilëson si produkt të tregut.
Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se duhet gjetur shkaku pse kemi këtë kurs, në mënyrë që të luftohet burimin.
Sipas tij, nëse duam ta rregullojmë raportin me kursin, duhet të ndalojmë burimin e këtyre parave.
Soko shtoi se qeveria dhe institucionet duhet të marrin masat për procesin e pastrimit, si një katarsis i ekonomisë.
Në këtë drejtim u shpreh se një gjë e tillë nuk bëhet sepse nuk ka interes dhe se nuk mund të presësh nga ata që e lejuan këtë euro të futet, ta pastrojnë.
Nëse është kursi i një ekonomie që zhvillohet nuk kemi çfarë të bëjmë. Të gjithë jemi duke e ditur se kjo gjë nuk vjen si pasojë e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Kush na e ul ne euron? Na e ulin eksportet? Na e ulin paratë që ne nuk e dimë se na vijnë.
Nëse duam ta rregullojmë raportin me kursin, duhet të ndalojmë burimin e këtyre parave. Nuk ka lidhje fare Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë edhe kaq sa ka bërë, sforcim i madh është. Banka e Shqipërisë ndjek kursin e këmbimit në gjendje të lirë. Nëse ngrijmë kursin e këmbimit 1 euro baraz me 1 mijë lekë, do të kishin mbushje të tregut me euro.
Remitancat janë zhvlerësuar me 45%, për shkak të rënies së euros. Çka tregon se janë gërryer gjithë të ardhurat e familjeve që jetojnë me lekët e të afërmve që janë në emigrim. Dëmin kryesor e shoh te eksporti dhe turizmi.
Rënia e tillë e euros dhe forcimi i tillë i lekut do të ndikojë dhe te kontratat e operatorëve turistikë, se janë bërë shumë të shtrenjta. Prandaj ne duhet të gjejmë shkakun se na nga vjen infeksioni. Hajde të gjemë kush është shkaku nga na vjen euro përtej limiteve të ekonomisë e ulët. Dhe qeveria dhe institucionet të marrin masat për procesin e pastrimit, është një katarsis i ekonomisë.
Nuk bëhet se nuk ka interes, se nuk mund të presësh nga ata që e lejuan këtë euro të futet, ta pastrojnë. Për këtë kanë interes të gjithë ata që presin që euro të vijë për të pastruar. Për ta rëndësi ka që këtu të pastrohen këto lekë. Vjen si dëm kolateral i një operacioni që qëllim final ka pastrimin e parave të pista që vijnë nga droga, krimi apo korrupsioni.



