
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaron se në tre mujorin e fundit të vitit pritet një ngadalësim i rritjes ekonomike.
Sipas projeksioneve të Ministrisë sv Financave rritja do të jetë në shifrën 3,7 për qind.
Pritjet për rritjen ekonomike në 3 mujorin e katërt mbeten të rrethuara me pasiguri të larta, kryesisht në varësi sesi do të shkojnë zhvillimet ekonomike ndërkombëtare. Një ngadalësim i rritjes ekonomike ka të ngjarë të ndodhë në 3 mujorin e fundit të viti për shkak të pasigurive të ngritura, gërryerjes së të ardhura nga inflacioni. Prandaj sa i përket rritjes ekonomike për 2022 Ministria e Financave ka parashikuar të rrisë për lart projeksionin në 3.7% nga 3.2% që parashikohej në fillim të luftës. Sa i përket vitit të ardhshëm, ne kemi rishikuar për poshtë parashikimin e skenarit bazë në 2,6 për qind, nga mbi 3 për qind që e kishim. Nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%.
Ibrahimaj shton se është ulur papunësia në 6 muajit e parë të vitit.
Papunësia u ul në 11.3 % në 6 muajt e parë. Punësimi u rrit me 4.3% në gjysmën e parë të vitit. Kemi pasur një rritje me 35% në flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte.



