Bordi i transparencës ul çmimin e naftës me 4 lekë për litër

Bordi i transparencës ul çmimin e naftës me 4 lekë për litër

Bordi i transparencës ka vendosur sot aplikimin e çmimeve të reja të karburanteve.

 Bordi ka vendosur të ulë me 40 lekë të vjetra çmimin e naftës.

 Nafta do të shitet 224 lekë për litër më shumicë, 236 lekë për litër me pakicë.

 Ndërsa benzina do të shitet me 196 lekë për litër më shumicë -208 lekë për litër me pakicë.

Vendim i Bordit të Transparencës – 1.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 1 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 31.10.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 929, + 63 nga data 11.10.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1088, – 21 nga data 11.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje të lehtë në 119.25 ( – 1.39 nga data 11.10.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 224lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i shitjes së gazoilit/naftës për peshkim është 142 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Që prej datës 12 tetor, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimet e hidrokarbureve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy