
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka mirëpritur vendimin e marrë në mbledhjen e fundit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, përmes së cilit janë koordinuar për ndërtimin e projektit tregtar në Porto-Romanë, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Sipas DHTIK-së, ky projekt do të ndikojë pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik të vendeve.
Konsiderojmë që hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht të mund të kemi edhe vajtje edhe ardhje, sepse duke qenë dydrejtimëshe ofron shumë më shumë mundësi.
Po ashtu, Dhoma e Tregtisë konsideron se ndërtimi i hekurudhës me një linjë as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpejtësinë e dërgimit të mallrave dhe qarkullimit të qytetarëve.
Në fund, DHTIK thotë se e përkrahë iniciativat të cilat rrisin bashkëpunimin kombëtarë, si dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e dy shteteve.



