FMN: Programi 3-vjeçar me Shqipërinë u përmbyll me sukses

FMN: Programi 3-vjeçar me Shqipërinë u përmbyll me sukses

Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar me Shqipërinë vlerësohet i përmbyllur me sukses. Në një deklaratë për shtyp pas takimit të Bordit të tij, për shqyrtimin e dy rishikimeve të fundit (nëntë dhe dhjetë) të programit, FMN e ka vënë theksin tek arritjet kryesore të ekonomisë shqiptare në 3 vitet e fundit.

“Në 24 shkurt 2017, Shqipëria përfitoi transhin e fundit nga linja e kredisë me FMN, që në total shënon vlerën e 377.2 milionë euro, duke përmbyllur me sukses programin e saj trevjeçar, të fokusuar te rimëkëmbja ekonomike dhe rikthimi i rritjes, si dhe vënien në kontroll të borxhit të lartë publik që kërcënonte stabilitetin ekonomik”, thuhet në deklaratën e FMN.

Shefja e Misionit të FMN për Shqipërinë, Anita Tuladhar, shprehet se programi ka arritur në mënyrë të suksesshme të vendosë Shqipërinë në udhën e rimëkëmbjes ekonomike me financa publike të shëndetshme. “Falë angazhimit të autoriteteve shqiptare, ne mundëm të mbështesim reformat që janë kritike për rritjen ekonomike. Programi ndihmoi në përforcimin e kuadrit institucional, uljen e dobësive të ekonomisë dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik pavarësisht kushteve të jashtme jo të favorshme”- vlerëson Tuladhar.

Në deklaratën zyrtare, Fondi Monetar Ndërkombëtar rendit disa nga arritjet kryesore të ekonomisë shqiptare gjatë tre viteve të fundit në kuadër të Programit ndërsa jep edhe disa rekomandime, duke vënë një theks të vecantë domosdoshmërisë së avancimit të reformës në Drejtësi dhe reformave strukturore të lidhura me të, që adresojnë problematikat e institucioneve të qeverisjes si dhe ineficencën e sistemit të drejtësise.

Ndër arritjet kryesore të ekonomisë shqiptare në tre vitet e fundit, FMN thekson:

  • Rritja ekonomike u përshpejtua në mbi 3%
  • Deficit fiskal u ul me rreth 3 pike përqindje të PBB, I mbështetur kryesisht nga rritja e të ardhurave
  • Ulja e borxhit publik
  • Pagesa e detyrimeve të prapambetura
  • Buxheti tashmë shënon një deficit primar pozitiv
  • Avancimi i konsiderueshëm i reformave në  sistemin e pensioneve dhe sistemin energjetik, duke ulur mbështetjen nga buxhetii shtetit për këta sektorë
  • Ulja e nivelit të kredive me probleme dhe miratimi në Parlament i ligjit të falimentit, për zgjidhen e problemit të kredive të këqija.
  • Konsolidimi i kuadrit të përgjithshëm fiskal dhe financiar

Sugjerimet për vazhdimin e rimëkëmbjes dhe konsolidimit të ekonomisë:

  1. Uljen e mëtejshme të borxhit publik dhe nevojave për huamarrje
  2. Reformimin e taksës së pronës dhe reduktimin e përjashtimeve
  3. Modernizimin e administratës fiskale dhe rritjen e eficencës së menaxhimit të financave publike
  4. Uljen e mëtejshme të nivelit të kredive me probleme
  5. Avancimin e reformës në drejtësi të iniciuar së fundmi me mbështetjen e BE dhe reformave strukturore të lidhura me të, që adresojnë problematikat e institucioneve të qeverisjes si dhe ineficencën e sistemit të drejtësise.

Duke iu referuar fillimeve të Programit me qeverinë shqiptare, FMN thekson se ekonomia e vendit gati frenoi si pasojë e rënies së kërkesës nga partnerët kryesorë tregtarë si Greqia dhe Italia ndërsa borxhi publik ishte rritur; ishin krijuar detyrime të prapambetura si pasojë e abuzimeve në periudhën zgjedhore; Sistemi i pensioneve ishte i paqendruesëm dhe ai energjetik gati në kolpas; Sistemi bankar, përmes të cilit qeveria financonte shumicën e deficitit, ishte dobësuar si pasojë e nivelit të lartë të kredive me probleme duke rritur presionet e financimit.

Marrëveshja me FMN ndihmoi në adresimin e këtyre sfidave financiare dhe fiskale dhe rikthimin e rritjes ekonomike në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy