Basha me biznesin në Lushnjë: 100 milion euro subvencione vjetore direkte për fermerët

Basha me biznesin në Lushnjë: 100 milion euro subvencione vjetore direkte për fermerët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot në një takim me bisnesin në Lushnjë se në qeverisjen e ardhshme të Partisë Demokratike, çdo vit për sektorin e bujqësisë do të akordohen 100 milionë euro.

Gjatë një prononcimi për mediet, Basha tha se plani i PD-së është një Shqipëri ku të fitojnë të gjithë.

“Ne kemi propozuar që përgjatë këtij viti, për ato familje që kanë humbur punën, të bëheshin pagesa mujore 160 mijë euro. Me planin tonë për bujqësinë, nuk do të bëjmë mrekulli, por do të bëjmë atë që bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Vit për vit do të kemi 100 milionë euro për bujqësinë, apo dhe 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore. Që asgjë mos të hidhet në kanal dhe asgjë mos të shkojë kot. Që produkti jo vetëm mos të hidhet, por të konkurrojë denjësisht”, tha ai.

Po ashtu, Basha shtoi se me këtë plan do të shërojmë dhe një plagë që është largimi i të rinjve nga Shqipëria.

“S’ka familje në Lushnjë, në Fier, fëmijët e ë cilave nuk largohen nga vendi, për një jetë më të mirë. Ata që duhet t’i mbajnë në punë s’kanë më të ardhura dhe i heqin. Një tjetër masë që do të hiqet, është taksa mbi karburantin q u rrit me 20 lekë për litër karburantin, pavarësisht protestës së opozitës”, tha Basha.

Më herët, Basha zhvilloi takime me sipërmarrës nga sektori i agrobiznesit, me fermerë, grumbullues dhe punëtorë. Basha i prezantoi fermerët dhe sipërmarrësit e Lushnjës me disa pika kryesore të programit të PD-së për bujqësinë, si: – 100 milion euro subvencione vjetore direkte për fermerët shqiptarë; – 50 milion euro investime për modernizimin e infrastrukturës bujqësore; – heqjen e taksës së qarkullimit 240 lekë për litër që do të ulë çmimin e karburantit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy