‘Qeveria s’ka vullnet për të mbështetur bujqësinë’/ Ekspertët: Sektori në vështirësitë, reagimi shtetëror zero

‘Qeveria s’ka vullnet për të mbështetur bujqësinë’/ Ekspertët: Sektori në vështirësitë, reagimi shtetëror zero

Sektori i bujqësisë po përballet me një nga krizat më të rënda të viteve të fundit, i goditur ashpër nga zhvleftësimi i vazhdueshëm i euros, shtrenjtimi i naftës dhe rritja galopante e çmimeve të inputeve bujqësore që importohen nga Lindja e Mesme. 

 

Kjo situatë ka nxitur debate në studion e "MCN Economy", ku dy ekspertë të njohur të fushës, Profesori Gjok Vuksani dhe eksperti Eduard Sharka, kanë analizuar me shifra gjendjen kritike dhe mungesën e strategjisë kombëtare për të shpëtuar fermerët.

 

Gjatë diskutimit, eksperti i bujqësisë Eduard Sharka lëshoi akuza të forta ndaj politikave aktuale ekonomike, duke vënë në dukje kontrastin e madh mes premtimeve dhe realitetit në terren.

 

Duke parë shifrat, çdo qeveri e përgjegjshme do e shtynte drejt ndryshimit duke rritur financimin, por shohim se s'ka asnjë ndryshim dhe ai ndryshim minimal ndoshta vjen nga rritja e prodhimit. Është paradoksal qëndrimi i qeverisë që në çdo retorikë bujqësia del si sektor prioritar dhe në veprim ka zero reagim, edhe pse bujqësia ka vite që ulëret për vështirësitë. 

 

Kanë filluar të citoj shifrat e buxhetit në euro sepse fermerët përfitojnë aq pak me rënien e monedhës, pra ky është qëndrimi i vërtetë. Kanë shtuar atë fondin prej 1 milionë euro shtesë që tregon se për vitin 2027 nuk ka asnjë shtesë reale, sepse nga 112 mijë fermerë, me vetëm 4100 kërkesa ishte konsumuar i gjithë fondi i parashikuar, ndërsa për 6-mujorin e dytë të vitit 2027 nuk ka asnjë lekë. 

 

Pra, nga 32 milionë euro, më shumë se gjysma do të shkojë për të plotësuar vetëm një pjesë, duke krijuar një kompensim të padrejtë ku ata që kishin shitur domaten me 2 mijë lekë për kilogram morën 200 lekë fitim, ndërsa ata që e shitën me 500 lekë morën vetëm 50 lekë, ndonëse kostoja e prodhimit është e njëjtë për të gjithë. 

 

Ne kishim parashikuar përfitimin në bazë të TVSH-së, por para se të hartohet skema duhen bërë konsultime, pasi ka edhe një parlament që duhet t'i kontrollojë këto skema nëse janë të duhurat dhe nëse plotësojnë kërkesat e fermerëve, por këtu te ne asgjë nuk funksionon; kjo qeveri thjesht nuk ka vullnet për të mbështetur bujqësinë.

 

Në të njëjtën linjë, Profesori Gjok Vuksani konfirmoi se pa një ndërhyrje emergjente dhe pa një rritje të ndjeshme të fondeve, sektori rrezikon një ngulfatje totale që do të cenonte drejtpërdrejt sigurinë ushqimore dhe ekonominë e familjeve rurale.

 

Patjetër që pa një mbështetje reale dhe pa rritur me vullnet politik fondet e alokuara, bujqësia nuk ka asnjë mundësi të mbijetojë përballë presioneve të tregut ndërkombëtar dhe rritjes së kostove të lëndëve të para. Paratë që shkojnë direkt për fermerët janë më pak se 30%, ndërsa 70% shkon për dieta, karburante apo për infrastrukturën. Duket si një ndërmarrje gjigante që funksionon me mbështetjen modeste të buxhetit të qeverisë për bujqësinë. 

 

Nga skemat mbështetëse të vitit 2025 ka dalë se vetëm 17% e të gjithë fermerëve preken nga skemat mbështetëse të qeverisë, ndërsa 83% e tyre nuk kanë as mundësi, as akses dhe nuk përfitojnë asnjë para. Për të ardhur te skema jonë, vetëm 10% e fermerëve kanë marrë 43% të parave të mbështetjes. Pra, ka një ndarje të pabarabartë, mbulim të vogël dhe del qartë se qarqe të caktuara kanë mbështetje më të madhe se disa të tjera; me pak fjalë, ka diskriminim. 

 

Kjo lloj ndarje e pabarabartë ndodh sepse përmes Ministrisë së Bujqësisë, qeveria mbështet njerëzit që janë të lidhur me pushtetin, me qëllim që në fund kjo mbështetje të konvertohet në votë për partinë në pushtet. Mendoj se para se të ngrihet dhe të përfundojë një skemë, duhet të bëhet një studim i saj, i cili duhet të verifikojë efikasitetin dhe ndikimin që kanë pasur këto politika. Ne duhet ta dimë se ku kanë shkuar këto para dhe çfarë efekti kanë pasur, pasi fermerët pranë qeverisë kanë marrë plot 60% të fondit mbështetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy