Pensionistët do të marrin shpërblimin e festave të fundvitit 2025. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që përcakton bonuset financiare për festat, një mbështetje që shkon për 762,740 përfitues në të gjithë vendin. Vendimi parashikon dy nivele shpërblimi, 15 000 lekë dhe 10,000 lekë, të ndara sipas masës së pensionit dhe statusit të përfituesit.



