
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi i BE-së me Shqipërinë në fushën kryesore të transportit.
Te kjo e fundit përfshihen ai hekurudhor, detar, rrugor dhe ajror. Përveç transportit në fokus ishte dhe ai në fushën energjisë dhe telekomit, bëri të ditur Soreca në njoftim.
“Është e rëndësishme që tani të shfrytëzohen mundësitë plotësisht kyçe të ofruara nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve të BE-së për të përgatitur tranzicionin e gjelbër dhe digjital të Shqipërisë”, e mbyll postimin Soreca në Twitter.



