Një litër naftë në vendin tonë tregtohet me rreth 200 lekë të rinj duke shënuar shtrenjtimin e radhës.
Operatorët tregtarë thonë se çmimet reflektojnë ndryshimet në bursë, ndërsa Shoqata e Hidrokarbureve paralajmëron shtrenjtim të mëtejshëm në vjeshtë për shkak se tregjet ndërkombëtare kanë shënuar mungesë të produktit naftë.



