Eksperti i ekonomisë Igli Tola anë ‘MCN Live’ ka komentuar tkurrjen me 2.1% të besimit në sektorin e ndërtimit, rënie që vijon prej 3 muajsh, ku bizneset e këtij sektori raportojnë për ngadalësim të aktivitetit të tyre dhe mungesë punëtorësh.
Ai tha se sektori i ndërtimit është parë si një mundësi për pastrimin e parave dhe se çmimet janë në rritje, ndërsa konsumi është ai që po tkurret.
Sipas tij raportimi është thjeshtë një procedurë normale, ndërsa theksoi se çdo vit rritet numri i pronave të konfiskuara.
Ky është një shqetësim tjetër po aq i madh që lidhet me largimin e krahut të punës, që është penetrimi i flukseve ekonomike informale siç është ndërtimi. Abuzuesit tentojnë të përdorin ato sektorë të ekonomisë që kanë dhe nivelin më të lartë dhe fluksin për të pastruar para.
Pavarësisht se numrat e popullsisë po tkurren, është në rënie ndërkohë vijon dhe vijon të ndërtohet dhe raporti i çmimeve me periudhat paraardhëse është shumë i lartë. Në momentin që ofertë kërkesa është në rritje kryesisht në Tiranë dhe zonat bregdetare, pavarësisht kësaj konsumi është në tkurrje.
Çmimet nuk shohin rënie dhe patjetër që kjo rritje çmimesh do fillojë të shpjegohet nga faktorë të tjerë, jo reale siç është fluksi që vjen nga pastrimi i parave informale.
Shqipëria është një vend që deri para një viti ka qenë i ndjekur nga manivalet, me ndjekjen nga afër të politikave për pastrimin e parave. Shqipëria është problematike në ndërtim dhe strukturave ekonomike, ngritja e kompanive guaskë ku nuk dihet përfituesi fundor.
Kemi prej kohësh strukturën që merret me hetimin për pastrimin e parave dhe problemi më i madh tek ne nuk është mungesa e raportimit, por kontrolli dhe cilësia e këtyre kontrolleve.
Mungon profesionalizmi dhe ndjekja e këtyre raporteve, ndërkohë po të ishin shifrat zyrtare në raport shohim se çdo vit rriten shifrat e pronave të konfiskuara dhe normalisht kjo është një flluskë tjetër se po vijon të ketë problematika me publikimin e të dhënave.



