Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni inspekton dy projektet e financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në Roskovec, të Fierit.
Ministrja Gjermeni u shpreh se, vetëm në dy vite në Roskovec, janë financuar 259 milionë lekë për përmirësimin e infrastrukturës urbane në këtë zonë, ku për më shumë se 25 vite, në Roskovec munguan investimet dhe planet zhvillimore.
“Programi ambicioz i Rilindjse Urbane, nga qëndrat e qyteteve drejt rigjallërimit të zonave rurale, po sjellë një prespektivë të re zhvillimi në aspektin ekonomiko, social të vendit”- tha Gjermeni.



