Aeroporti i Vlorës/ Soko: Dy aksionerët kryesorë janë kthyer kundër njeri-tjetrit, situatë komplekse

Aeroporti i Vlorës/ Soko: Dy aksionerët kryesorë janë kthyer kundër njeri-tjetrit, situatë komplekse

Ekonomisti Pano Soko, thotë se situata në aeroportin e Vlorës është shumë e komplikuar, dhe se ndonëse pritej që të hapej në 2 mars, aktualisht nuk janë bërë as punimet e detyrueshme.

 

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se dy aksionerët kryesorë të koncensionit janë kthyer kundër njeri tjetrit dhe në këtë situatë është e pamundur që puna të vazhdojë normalisht. 

 

Nga ana tjetër, Soko shtoi se situata është më komplekse, për shkak se janë larguar edhe turqit që duhet të garantonin operimin e aeroportit.

 

Situata e aeroportit është e tillë sa edhe sikur të ketë vullnet për të bërë punimet e detyrueshme, situata juridike e bën të pamundur që të vazhdohet të punohet nga palët. Sot kemi një situatë absurde të pahasur më parë, ku dy aksionerët kryesorë të koncensionit janë kthyer kundër njeri tjetrit. Akuzat kanë qenë kaq të forta, deri në vepra penale. 

 

Të dy akuzojnë njeri tjetrin për fryrje shpenzimesh, shpenzime të pakryera, falsifikim dokumentesh. Në këtë situatë e shoh të pamundur të vazhdojë puna normalisht. Kjo ka bërë që dhe sipërmarrja financiare të bllokohet. Nuk kanë për tu ulur avionë aty. 2 marsi ishte afati i vendosur së fundmi nga Kryeministri, takimi që bëri Behgjet Pacolli, por kjo datë kaloi, do kalojë dhe 2 prilli dhe nuk ka shanse. 

 

Puna është që nuk kanë mbaruar punimet e detyrueshme. Janë disa punime të detyrueshme të cilat nuk janë kryer akoma. Kemi problem se sot nuk kemi një kompani që do të merrte përsipër menaxhimin e aeroportit. Në fillim në garë ishin tre kompani MABCO, Valon Ademi dhe turqit. Ikën turqit që do merreshin me operimin e aeroportit. 

 

Nëse do kemi zëvendësim të aksionerëve, duhet që aksionet që i shet një kompani, që i përmbush kriteret që plotësonte dhe kompania më parë. Këtu kanë mbetur vetëm këta të dy. Aeroporti dhe sikur të mbarojë sot, nuk vihet dot në operim, pasi nuk kemi kompaninë që garanton operimin. Situata është kaq komplekse, kaq e koklavitur, nuk e shoh. 

 

Vetëm nëse ka një veprim radikal nga shteti që ta zgjidhë situatën. Problemi i parë lindi kur kompania turke shiti 47% të aksioneve për 4700 euro. Kjo nxori në pah faktin që turqit ishin futur fiktivisht për të plotësuar kriteret. Kjo u provua nga fakti se ata u tërhoqën dhe i shitën shumë lirë kriteret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy