Qeveria vijon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë, si e vetmja mënyrë për të mos aplikuar rritjen e çmimit për fashën 800 kilovat në muajin janar, ndonëse KESH aktualisht po shet tepricat e energjisë. Ministrja Balluku njoftoi se në janar do nisë prodhimi i energjisë nga dy anijet në Triport.



