Rritja e çmimit të bukës, Komisioni i Konkurrencës: Asnjë gjobë për ndërmarrjet e miellit

Rritja e çmimit të bukës, Komisioni i Konkurrencës: Asnjë gjobë për ndërmarrjet e miellit

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të mos gjobisë ndërmarrjet që shesin dhe tregtojnë miellin, pas rritjes së çmimit të bukës.

Me dy vota pro dhe 3 kundër, në mbledhjen që u zhvillua këtë të mërkurë për vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr.700, datë 24.07.2020”, nuk u miratua propozimi i Sekretarit për vendosjen e gjobës.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell  Tirana  SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit. Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:

Znj. Juliana Latifi

Z. Eduard Ypi

Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:

Znj. Leida Matja

Znj. Adriana Berberi

Z. Denar Biba

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy