Rritja e çmimeve/ Muço: Tregtarët e shumicës abuzojnë më shumë, shteti ka instrumentet për të bërë transparencë

Rritja e çmimeve/ Muço: Tregtarët e shumicës abuzojnë më shumë, shteti ka instrumentet për të bërë transparencë

Prej disa muajsh tregu në vend është përfshirë nga çmimet e larta, si në supermarkete, ato bujqësore dhe të karburanteve.

 

Për këtë çështje, eksperti i Ekonomisë Klodian Muço, në një lidhje për MCN, u shpreh se, ata që po përfitojnë dhe po abuzojnë në kurriz të qytetarëve janë tregtarët e shumicës. 

 

Ai tha se shteti i ka të gjitha instrumentet për të bërë transparencë në lidhje me çmimet.

 

Kjo rritje çmimesh favorizon tregtarët e shumicës, të cilët abuzojnë më shumë me to. Shteti i ka të gjitha instrumentet e nevojshme për të bërë transparencë. Nga kjo situatë përfitojnë tregtarët e shumicës. Ndonëse ka shumë vende ku mund të blesh produkte të ndryshme, ata që abuzojnë janë pikërisht tregtarët e shumicës.

 

 E njëjta gjë ndodh edhe te produktet ushqimore, ku tregtarët e shumicës mbeten përfituesit kryesorë. Merret rasti i fruta-perimeve, në zonën e Lushnjes ato grumbullohen ose shiten për 50 lekë, ndërsa në Tiranë çmimi shkon në 200 lekë më shumë për kilogramë. Nuk fiton prodhuesi, por pika e magazinimit ose tregtarët e shumicës që i sjellin produktet në Tiranë.

 

Muço solli në vëmendje modelin e ndjekur nga Greqia fqinje, si një shembull pozitiv se si shteti mund të bëhet faktor rregullator pa cenuar parimet e tregut të lirë.

 

Problemi i rritjes së çmimeve nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por edhe evropian. Për shembull, në Greqi, sapo shteti konstatoi rritjen e çmimeve, vendosi që për 1670 produkte të kishte një ulje nga 5 deri në 7%. Atje u pa që shteti reagoi dhe u mundua të bindte tregtarët që të ulin sado pak çmimet. Në Shqipëri është marrë një nismë përmes së cilës mendohet të vendoset transparenca te çmimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy