
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja e ekonomisë, Ola Xama, tha se arsyet e vërteta të amnistisë fiskale nuk kanë të bëjnë me atë që është deklaruar nga qeveria. Sipas saj, aministia do të përdoret për qëllime politike dhe për të mbushur arkën, në kushtet e konsumit në rënie për shkak të krizës së çmimeve.
Për qëllime politike, për interes të bizneseve dhe për të shtuar efektet e parave në buxhet. Edhe pse kemi pasur rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, po bie konsumi dhe projeksionet për të ardhurat nga tatim-fitimi janë të dobëta.
Nuk la asnjë impakt. Nuk ka një faturë financiare sa të ardhura pret të mbledhësh në buxhetin e shtetit. Teza që do të përfitojnë emigrantët, mua më duket e pabesueshme. Projektligji të ofron anonimatin. Pra ti ke mashtruar shtetin dhe nuk të del as emri.



