Rama: BB, 900 milionë dollarë për programin e zhvillimit. Salinas: Janë tre shtyllat mbështetëse ku do të fokusohemi

Rama: BB, 900 milionë dollarë për programin e zhvillimit. Salinas: Janë tre shtyllat mbështetëse ku do të fokusohemi

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, informoi sot se Banka Botërore ka dhënë një fond mbështetje prej 900 milionë dollarësh për programin e  ri të zhvillimit për periudhën 2023-2027.

Kemi marrë në dispozicion 900 milionë dollarë, të cilat do të shpërndahen sipas një sërë pikash.

Por ajo që dua të them është se jemi në kushtet e një faze të re në jetën ekonomike dhe sociale të vendit dhe kemi hedhur të gjitha bazat e nevojshme për të bërë një kapërcim tjetër në funksion të objektivave të shpallura për vizionin Shqipëria 2030.

Rama tha se nuk do marrim borxh për të rritur pagat.

Ne nuk do marrim borxh për të rritur pagat, do i rrisim pagat dhe do vazhdojmë të ulim borxhin sikur  e kemi ulur gradualisht dhe sikundër kemi ecur konform gjithë planit të stabilitetit makroekonomik në aspektin e borxhit. Rritja e pagave është një domosdoshmëri e mundshme. Sot është e mundur sepse kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës mbi të cilën rrisim pagën.

Ato shifra qëi u dhashë janë arsyeja pse rrisim pagat, nga të ardhurat e turizmit përshembull, eksporteve, nga të ardhurat e punës, janë arsyeja pse rriten pagat. Rritje që është shumë e lartë në raport në raport me rritjet e bëra në të shkuarën, po e mirë kalkuluar dhe e qëndrueshme.

Rama falënderoi Bankën Botërore për gjithë mbështetjen e saj në të gjitha vitet, por në mënyrë të posaçme

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, u shpreh se programi i ri 4-vjeçar i bashkëpunimit të BB me qeverinë shqiptare mbështetet në tre shtylla kryesore: më shumë dhe vende më të mira pune, përdorim më i mirë i kapitalit njerëzor, dhe rritje e aftësisë përballuese dhe ripërtëritëse ndaj fatkeqësive natyrore dhe goditjeve të llojeve të tjera.

 Salinas theksoi se në katër vite të zbatimit të projekteve do të investohen 900 mln euro.

Jam i kënaqur që jam këtu në emër të BB jemi mbledhur për diçka që asnjëherë nuk kemi pasur në historinë e partneritetit me Shqipërinë. Është arritur shumë përmes bashkëpunimit, ku BB angazhohet për ju që në 4-5 viteve në vijim. Jemi zotuar për tu përqendruar më shumë vende të reja puna për popullsinë shqiptare sidomos për rininë dhe gratë, ne e vendosim theksin tek pjesa më e mirë punë më të mira. Në të ardhmen sfida jonë është të krijojmë vende më të mira puna. Të krijojmë stimuj që njerëzit të punojnë këtu.

Shtylla e dytë tek kapitali njerëzor. siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria por mund të forcojmë këtu kapitalin njerëzor, duke përmirësuar arsimin shëndetësinë mbrojtjen sociale. Është arritur shumë në këtë drejtim. Mendojmë se ka mundësi për të bërë më shumë në të ardhmen. Së treti shtylla e tretë përqendrohet tek rezistenca tek qëndrueshmëria.

Duket sikur çdo vit ka një krizë shumë të madhe. Duhet të rrisim rezistencën për të ulur ndikimin e disa prej këtyre ngjarjeve në të ardhmen, jemi shumë të gëzuar që nisim këtë kuadër të ri partneriteti. Ja kemi prezantuar këtë kuadër bordit në Uashington. Jemi të inkurajuar dhe të përulur dhe të vetëdijshme që po i marrim kohë kolegëve nga qeveria kur duam të punojmë përtej orarit të punës. Kuadri i ri për partneritetin i vë në dispozicion Shqipërisë 900 milionë euro. Presim një tjetër projekt që të miratohet së shpejti. Kemi punuar për një projekt i cili do të të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Është një program i fortë dhe mjaft i madh. Së bashku me më MF kemi punuar për rritur rezistencën fiskale të Shqipërisë.

U jemi mirënjohës ministrisë. Me MB ne do të punojmë për rritur rezistencën e bujqësi ndaj ndryshimeve klimaterike. Një projekt tjetër do të jetë për lumin e Vjosës, pasi u përcaktua si zonë e Mbrojtur dhe do të punojmë se bashku. Kemi shumë projekte. U jemi mirënjohës pasi keni një angazhim të pashembullt. Angazhimi ndaj Shqipërisë është që ti realizojmë të gjitha këto. Presim me padurim që ju të na mbani përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy