Rama: Investimi në rezervuarin e Arapaj në ndihmë të fermerëve

Rama: Investimi në rezervuarin e Arapaj në ndihmë të fermerëve

Në rezervuarin e Arapajt, Durrës po vijon puna për ta vënë në funksion të fermërëe gjatë kësaj vere.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kjo vepër ujitëse ku pritet që së shpejti të përfundojnë punimet  e planifikuara.

“MIRËMËNGJES, dhe me punën që vijon për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin e Arapaj, në ndihmë të fermerëve dhe zhvillimit të ekonomisë bujqësore të zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Rezervuari i Arapajt do të përmirësojë jo vetëm ujitjen e tokave për fermerët, por do të shërbejë edhe për të mbledhur ujërat e kësaj zone gjatë sezonit të shirave, duke shmangur edhe përmbytjet.

Aktualisht është bërë rreth 80 % e punës, ndërsa puna vijon për veshjen e skarpateve me kalldrëm si dhe në anën e jashtme të rezervuarit duke sistemuar pjesën që kishte rrëshqitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy