
Eksperti i energjisë, Anduel Çekrezi, e cilëson të paplotë projektligjin për energji diellore në tokat jopjellore. Në studion e MCN TV, ai tha se duhen kërkuar zgjidhje që nuk prishin një gjë për të rregulluar një tjetër. "Është një kapacitet i madh por përtej tij, Shqipëria nuk i ka ezauruar të gjitha mundësitë. Ka akoma mundësi zhvillimi. Është parë edhe kjo. Ka një debat a duhet që zhvillimi i energjisë të marrë edhe tokat e destinuara për prodhim bujqësor. Rregullimi i një problemi dhe hapja e një tjetri nuk mendoj se është zgjidhje. Duhet ngritur një debat më i gjerë si ti zhvillojmë këto. Vende të ndryshme kanë specifika të ndryshme. Nuk do të isha pro lejimit të tyre. Nuk kemi pse bëjmë gabime që të tjerët i kanë bërë para nesh. Unë për modelin jam, por jo për të rregulluar një gjë e për të prishur një tjetër. Në Gjermani, janë investitorët privatë investojnë me këto teknologji mbi këto kultura", tha ai.



