“Paketa e rezistencës s’është ndihmë”, ekspertët: Kriza ishte e paralajmëruar, SME-të në vështirësi (VIDEO)

“Paketa e rezistencës s’është ndihmë”, ekspertët: Kriza ishte e paralajmëruar, SME-të në vështirësi (VIDEO)

Biznesi i vogël dhe i mesëm ndodhet përballë krizës më të madhe në 30 vitet e fundit. Kështu e cilësojnë sitatën drejtues të Shoqatës së Biznesit të vogël dhe të mesëm. Nisma për paketën sociale sipas nënkryetarit të kësaj shoqate, Bujar Muço, nuk sjell impakt në reduktimin e kostove dhe sidomos çmimit të energjisë.

Edhe ekspertët e ekonomisë nuk e shohin si ndihmë, por si një ndërhyrje pas planifikimit të buxhetit të vitit 2022. Për Leons Hasanin, kjo situatë duhet të shërbejë për të kthyer vëmendjen nga prodhimi vendas, ndërkohë që qeveria duhet të përgatitet pasi kriza mund të jetë edhe më e thellë.

Kjo krizë cmimesh ishte një situatë e paralajmëruar nga ekspertët sipas pedagogut Rezart Prifti, i cili thotë se ndryshimet e vazhdueshme të politikave fiskale kanë sjellë vështirësi

Për ekspertët, qeveria shqiptare ka nevojë për ristrukturim në disa sektorë në mënyrë që ekonomia të ringrihet.

Sipas paketës, në konsum pritet të shkojnë direkt 6.7 miliardë lekë ose 55 milionë euro. Kjo shumë do të jetë nga indeksimi i menjëhershëm i pensioneve, kompensimet për shtresat në nevojë, përfitimi me 2.000 lekë më shumë në muaj për punonjësit me pagë minimale, si dhe nga zerimi i tatimit mbi të ardhurat personale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy