Dalip Bali, nga Shoqata Shqiptare E E-Comerce tha në studion e MCN Economy nëse heqja e parasë cash keq bëhet në mënyrë drastike përfitueset e vetëm do të jenë bankat.
Nëse ndërhyrja bëhet drastike këto institucione financiare nuk është se kanë marzhe të tilla dhe numri i popullsisë këtu është i madh dhe numri i transaksioneve është aq i madh dhe këto shifra të jenë fitimprurëse për këtë transaksione që do kryen cashless.
Nëse bëhet drastike i bie që përfituesit e vetëm do të jenë bankat që amortizojnë kosto të tjera që kanë stream-e të tjera fitimesh.
Nëse flasim për institucionet financiare, të gjitha institucionet financiare si portofol flasin vetëm për paranë elektronike, nuk është se janë fitimprurëse. Duke qenë drastik dhe duke ulur akoma më tej komisionet që këto mund të gjenerojnë kjo do t’i nxirrte jashtë tregut.



