Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i kërkon kompanive të sigurimeve të anulojnë tarifat e reja të polisave të sigurimit motorik.
Në një shkresë zyrtare nisur drejt kompanive AMF u ka kërkuar të rikthejnë tarifat e mëparshme.
Prej datës 23 gusht çmimi i sigurimit u rrit me 25 duke shkuar mesatarisht në 18.500 lekë. Para rritjes çmimi ishte nga 15.500 lekë, tarifë që AMF kërkon të rikthehet.



