Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, është optimist se Greqia dhe Shqipëria do të përmbyllin me sukses bisedimet për marrëveshjen e detit dhe zonat ekskluzive ekonomike.
Në një intervistë të pak ditëve më parë për mediat greke, ai tha se aktualisht bisedimet janë të ngrira dhe se pala greke do të kërkojë së shpejti të njihet me pozicionin e Tiranës zyrtare.



